75 Mall Live Search
14:30 / E Hënë, 16 Dhjetor 2024 / AR

Video/ Benny Blanco publikon pak nga prapaskenat e fejesës me Selena Gomezin

Benny Blanco ka publikuar video të reja nga propozimi për Selena Gomezin gjatë fundjavës.

Propozimi u bë në një set të peizazhuar artificialisht që dukej si një park, zbuloi ai në Instastory, transmeton Indeksonline.

Të shtunën, producenti publikoi gjithashtu një video të Selenës, duke qeshur dhe duke nge dolli me shampanjë teksa mbante unazën e saj.

“Jam shumë e lumtur për ju të dytë”, shkroi Paris Hilton në koment, ndërsa Taylor Lautner shtoi se ai “nuk mund të ishte më i lumtur”. Pas propozimit, çifti ka festuar këtë moment të veçantë me një festë intime në shoqërinë e miqve dhe familjarëve./Indeksonline/