75 Mall Live Search
09:11 / E Martë, 17 Dhjetor 2024 / L A

Maignan gati të nënshkruajë kontratën e re me Milanin

Portieri francez, Mike Maignan është shumë afër vazhdimit të kontratës me Milanin.

Maignan, kishte qenë i lidhur edhe me një largim nga Milani, me Manchester Unitedin që ishte interesuar për të.

Por, Maignan do të nënshkruajë kontratën e re deri më 2029 , me Reijnders dhe Pulishiq që do të nënshkruajnë po ashtu.

Maignan, është pjesë e Milanit që nga viti 2021 ku zëvëndësoi Donnarummën, ku gjatë këtyre vjetëve ka fituar titullin e kampionit dhe ka arritur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve./IndeksOnline/