75 Mall Live Search
09:41 / E Martë, 17 Dhjetor 2024 / L A

Vdes basketbollisti i njohur letonez

Ka ndërruar jetë basketbollisti letonez, Janis Timma.

32-vjeçari, u gjet i vdekur në hyrjen e banesës së tij në Moskë, ku Timma ishte hedhur nga ballkoni i banesës.

Arsyeja e vdekjes së tij thuhet se kishte të bëjë me divorcin nga gruaja e tij, të cilin Timma nuk mundi të përballonte këtë gjë.

Timma, kishte luajtur për skuadra si Ventspils, Riga, Zenit, Baskonia, Khimki, UCS Kazan dhe lëvizja e tij më e madhë në Evropë ishte te skuadra e 3 herë kampionëve të Euroleague, Olympiacos.

Timma, po ashtu ishte zgjedhur nga skuadra e Memphis Grizzlies në “NBA Draft” në vitin 2013./IndeksOnline/