75 Mall Live Search
10:02 / E Martë, 17 Dhjetor 2024 / Z S

Arrestohet një person, në banesën e tij gjenden substanca narkotike

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person.

Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar 2.12 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale dhe disa qese të vogla plastike të zbrazëta.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/