Armë pa leje gjithandej, shtatë raste u raportuan vetëm dje nga Policia e Kosovës

Të shpeshta janë rastet ku anembanë vendit përdoren armët e zjarrit, e të cilat janë pa leje.
Vetëm gjatë ditës së djeshme sipas raportit policor janë raportuar shtatë raste të armëve pa leje.
Sipas policisë, këto raste ndodhën në Prishtinë, Shtime, Suharekë, Prizren dhe në Pejë.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
- Fsh. Akllap, Lipjan / 16.12.2024 – 10:30. Gjatë kontrollit në shtëpinë të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me tre copë fishekë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
- Obiliq / 16.12.2024 – 23:31.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gjashtë fishekë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
ARMËMBAJTJE PA LEJE & PËRDORIM I ARMËS & MOSLAJMRIM I VEPRAVE PENALE
Rr. 27 nëntori, Prishtinë / 20.11.2024 – NN. Më 16.12.2024 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ku si provë materiale i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM
Fsh. Mollopolc, Shtime / 14.12.2024 – 13:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte publikuar disa video incizime duke shtënë me armë zjarri. Arma e zjarrit është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
- Shirokë, Suharekë/ 16.12.2024 – 11:20.Është raportuar se tek dy të dyshuarit meshkuj kosovarë në çanta u është gjetur një pistoletë me gaz dhe një thikë. Armët janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.
- Prizren / 16.12.2024 – 20:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Lipë, Pejë / 16.12.2024 – 09:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte postuar disa foto me armë zjarri. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje