Haradinaj pret Ali Ahmetin, flasin për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Ali Ahmeti po qëndron për një vizitë në Kosovë.
Ai gjatë vizitës së tij në Kosovë është mirëpritur nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
‘’Ali Ahmeti është një prej figurave më të respektuara shqiptare. Kontributi i tij në të gjitha proceset nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët në Ballkan, të paktën në këta 30 e sa vjetët e fundit, ka qenë i jashtëzakonshëm. Pata kënaqësinë që sot ta zhvilloja me të një bisedë vëllazërore për sfidat nëpër të cilat po kalojnë vendet tona’’ , ka shkruar Haradinaj.

Më tej Haradinaj është shprehur se bashkëpunimi i Kosovës me Maqedoninë e Veriut duhet të jetë prioritet në marrëdhëniet tona, dhe shqiptarët në Maqedoni të Veriut janë faktorë përcaktues mbi të cilin zhvillohen këto marrëdhënie.
Kosova do të jetë gjithmonë mbështetëse e vëllezërve tanë në kërkesat e tyre legjitime për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave, duke përfshirë edhe përdorimin e gjuhës shqipe në RMV, ka shtuar Haradinaj./Indeksonline/