75 Mall Live Search
13:36 / E Martë, 17 Dhjetor 2024 / L A

Propozohet një kompeticion i ri në futboll

Kompania A22 Management, ka propozuar një kompeticion të ri të futbollit.

Ky kompeticion do të quhet “Unify League”, me kompaninë në fjalë që njoftoi sot se ka paraqitur një propozim tek UEFA-ja dhe FIFA për të marrë njohjen zyrtare të kompeticioneve të reja evropiane të futbollit për klube.

Kujtojmë që më parë ishte propozuar edhe Superliga Evropiane, por është kundërshtuar fuqishëm nga fansat, si edhe nga FIFA e UEFA-ja.

Ndër risitë kryesore të kompeticionit të ri është se tashmë janë katër liga, jo tri dhe në fazën finale, e cila do të mbahet si finale katër në një vend të vetëm.

Star League, kategoria më e lartë, do të përbëhej nga 16 ekipe që do të ndaheshin në dy grupe me tetë.

Do të luheshin 14 ndeshje, vajtje-ardhje dhe katër finalistët e parë në secilin grup do të kualifikoheshin në çerekfinale.

Ky raund do të luhej vajtje-ardhje dhe ata të klasifikuar do të takoheshin në të njëjtin vend për të luajtur gjysmëfinalet dhe finalen në një ndeshje të vetme në një fushë neutrale. Sistemi do të ishte i njëjtë në secilën prej ndarjeve./IndeksOnline/