75 Mall Live Search
09:16 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2024 / A. M.

Identiteti i kosovarit të arrestuar, që shkaktonte aksidente qëllimisht për të përfituar nga sigurimet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për keqpërdorim të sigurimeve në Ferizaj. Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Granit Bunjakun, i moshës 23-vjeçare.

Ai u prangos pasi qëllimisht tentoi të përfitonte duke keqpërdorur sigurimet e  veturave.

Organet e sigurisë kanë konfimruar se Bunjaku dyshohet se më 08.12.2024, te rrethrrotullimi që të dërgon në rrugën ” Rexhep Bislimi” në Ferizaj me veturë ka shkaktuar aksident komunikacioni rrugor dhe ka raportuar se janë lënduar edhe dy bashkudhtarët e tij.

Hetuesit rajonalë nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë zgjeruar hetimet dhe në bazë të shikimit të kamerave të sigurisë në vendin e aksidetit të raportuar, dyshohet se qëllimisht shoferi e rritë shpejtësinë e veturës, duke e goditur një veturë tjetër.

Gjatë zhvillimit të hetimeve, hetuesit rajonal kanë siguruar të dhënat shtesë se i dyshuari në periudha të ndryshme ishte përfshirë në 19 aksidente të komunikacionit rrugor, 10 prej tyre në rreth rrotullime dhe kryesisht si viktimë ( i lënduar) i rasteve, ndërsa edhe dy persona tjerë (pasagjerë), në disa raste të këtyre aksidenteve dyshohet se kishin inskenuar rastet se janë lënduar.

I dyshuari në të gjitha rastet kishte përdorur veturat, të cilat i kishte marrë me qira.

I dyshuari në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit rajonal dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të tjera hetimore. /Indeksonline/