75 Mall Live Search
17:33 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2024 / Z S

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi UBT-Komunë, ofrohet praktikë për studentë

Gjatë ditës së sotme u nënshkrua memoradum bashkëpunimi midis UBT-së dhe Komunës së Prishtinës.

Ky memorandum u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës në UBT, Prof. Dr. Sc. Visar Krelani, dhe Drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, MSc. Krenar Xhaferi.

Me këtë memorandum ofrohet Praktika profesionale për studentët në objektet dhe mjediset e punës të menaxhuara nga DIKMK si dhe Angazhimi i personelit të UBT-së për ofrimin e këshillave profesionale.

Më tutje në njoftim thuhet se ky bashkëpunim i hap rrugë mundësive të reja për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve, duke lidhur dijen teorike me përvojën praktike.