75 Mall Live Search
10:09 / E Enjte, 19 Dhjetor 2024 / G T

Garnacho i inatosur me trajnerin, Ruban Amorimit i pëlqen kjo: Tani është gati për ndeshje!

Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Alejandro Garnacho pritet të rikthehet në fushë te Manchester Unitedi pasi u la jashtë në derbi nga trajneri Ruben Amorim.

Garnacho pritet të rikthehet sonte në formacion, ku “djajtë” luajnë ndaj Tottenham Hotspur ndeshjen e vlefshme në EFL Cup, shkruan Indeksonline

Këtë e konfirmoi edhe trajneri Ruben Amorim, duke thënë se lojtari është i inatosur me të, por që kjo është ajo që i pëlqen.

“Garnacho po punon shumë mirë, ai shihet se është i inatosur me mua dhe kjo është përfekt. Jam shumë i lumtur për këtë, sepse do bëja edhe unë të njëjtën. Ai është gati për ndeshje”, u shpreh Ruben Amorim.

20-vjeçari pikërisht në EFL Cup ka statistika të jashtëzakonshme, ku në dy ndeshje, ka shënuar tri gola dhe ka bërë tri asiste.

Kurse në Premier League, argjentinasi ka zhvilluar 15 ndeshje, ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asist./Indeksonline/