“Kam guxim të them, duam të fitojmë Premier Leaguen ose Championsin”, Bukayo Saka tregon objektivat e Arsenalit

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë dhe Arsenalit, Bukayo Saka gjatë një interviste për BBC Sport tregoi objektivat e klubit të tij gjatë këtij sezoni.
Saka thotë se nuk frikësohet të thotë se “topçinjtë” duan të fitojnë Premier Leaguen ose Champions Leaguen këtë edicion, shkruan Indeksonline
“Nuk frikësohemi, mund të themi lirisht se duam të fitojmë Premier Leaguen ose Champions Leaguen këtë sezon”, u shpreh Saka për BBC Sport
Arsenali është në garë në të dyja kompeticionet.
Ndërkaq 23-vjeçari këtë gjysmësezon duket se është në formë të mirë. Pasi në 23 ndeshje, ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë 13 asiste./Indeksonline/