Pamela Anderson tregon se si e mori vesh se ishte nominuar për “Golden Globe”

Aktorja, modelja dhe ylli televiziv Pamela Anderson është ndër nominimet për “Golden Globe”, për performancën e saj të shumëpërfolur në filmin “The Last Showgirl”, që shënoi rikthimin e saj në Hollywood.
E pyetur se si e mori vesh se ishte nominuar për çmimin prestigjioz, ajo tha: “Unë jam një person i mëngjesit. Kështu që u zgjova pak pas orës pesë dhe pashë që biseda në grup “The Last Showgirl” ishte çmenduri. Kështu e mora vesh”.
Ajo tha se asgjë nga këto nuk do të kishin ndodhur nëse djali i saj, Brandon, nuk do t’i jepte skenarin:
“Është e çuditshme, apo jo? Më vjen mirë që mora pjesë”, u përgjigj ajo duke qeshur dhe shtoi: “Ai është i mrekullueshëm, ai është një vizionar dhe ai disi orkestroi rikthimin tim. Ai prodhoi dokumentarin tim.