75 Mall Live Search
20:01 / E Premte, 20 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Visar Kastrati zgjidhet gjyqtari më i mirë i vitit

Visar Kastrati është zgjedhur gjyqtari më i mirë i vitit 2024 në Kosovë.

Ky çmim u nda nga Federata e Futbollit të Kosovës, në rastin e ceremonisë së “Laureatet e Vitit”.

Visari ka shkëlqyer me ndarjen e drejtesisë gjatë tërë vitit 2024. Përpos ndeshjeve të Albi Mall Superliga ai kishte edhe numër të madh të ndeshjeve ndërkombëtare në të cilat është vlerësuar me nota maksimale./IndeksOnline/