Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, policia jep detaje

Sot rreth orës 19:30, një këmbësorë është goditur nga vetura në Prishtinë, saktësisht në rrugën “C”.
Rastin për Indeksonline, e ka konfirmuar zëdhëndësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoi se këmbësori është dërguar për tretman mjeksorë.
“Sot rreth orës 19:30 në rrugën “C” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje.
Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ndërsa ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut./Indeksonline/