75 Mall Live Search
15:24 / E Diele, 22 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

E rëndë, i moshuari i jep fund jetës në oborrin e banesës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku një i moshuar 70-vjeçar është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij.

Sipas informacioneve të para nga policia, trupi i pajetë i të moshuarit është zbuluar nga familjarët, të cilët menjëherë njoftuan autoritetet.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të kryer të gjitha veprimet procedurale dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes tragjike.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar 70-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem, ndërsa hetimet janë në vazhdim.