Aksident mes dy veturave në Vrellë të Istogut, dyshohet për të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Vrellë, të Istogut.
Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në aksident janë përfshirë dy vetura.
Dyshohet se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.
Indeksonline do t’iu mbajë të informuar për rastin.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./Indeksonline/
