Juventusi fiton ndaj Monzës, vazhdon të jetë e pamposhtur në Serie A

Juventusi ka arritur të fitojë ndeshjen si mysafir ndaj Monzës në “Serie A”.
“Zonja e Vjetër”, ndonëse është e pamposhtur në “Serie A”, nuk po i mjafton pasi që gjendet jashtë top 4-shes.
Golat u realizuan nga McKennie në minutën e 14-të dhe Gonzalez në minutën e 39-të, ndërsa për vendasit shënoi Birindelli në minutën e 22-të.
Me këtë fitore, Juventusi mbetet në pozitën e 6-të me 31 pikë aq sa Fiorentina, ndërsa Monza bie në pozitën e fundit në tabelë me vetëm 10 pikë./IndeksOnline/