Guardiola: Ne thyem të gjitha rekordet

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola po kalon një nga sezonet më të këqija në karrierën e tij si trajner.
Humbja në “Villa Park” ndaj Aston Villës, ishte humbja e tij e 10-të me Cityn këtë sezon duke e vënë në rrezik edhe qëndrimin e tij.
Për këtë ka folur vetë Pep:
🔵🤷🏼♂️ Pep Guardiola: “We broke all the records, now we start on other records on the other side. That is the truth…”. pic.twitter.com/U9UOXe0IR0
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 23, 2024
“Ne thyem të gjitha rekordet, tani fillojmë me rekorde të tjera nga ana tjetër. Kjo është e vërteta”, u shpreh Guardiola.
Manchester City, kujtojmë u mposht të shtunën në “Villa Park ndaj Aston Villës me rezultat 2-0, dhe “Qytetarët” aktualisht gjenden në vendin e 7-të në Premier League, me gjithsej 27 pikë./IndeksOnline/