Interi shpreh interesimin për yllin e Bayernit

Interi do të bëjë lëvizjë në afatin kalimtar të janarit.
Dhe “Zikaltërit”, kanë hedhur sytë nga Gjermania ku kanë shprehur interesim ta rikthejnë në “Serie A”, mbrojtësin Kim-Min-Jae.
Min-Jae, është i hapur për një rikthim në Itali ku ishte shpallur kampion.
Koreani, është jashtë projektit të Bayern Munichut me trajnerin Vincent Kompany që nuk e konsideron si pjesë të rëndësishme të skuadrës së tij.
Min-Jae, kujtojmë se ju bashkua Bayernit vitin e kaluar nga Napoli për shifrën e 50 milionëve, por nuk ka arritur të tregonte formën e tij të lartë sikurse te Napoli./IndeksOnline/