Policia i shpall në kërkim një burrë dhe një grua, dyshohen për vjedhje

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graçanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.
Personat e dyshuar kërkohen për vjedhje.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.