75 Mall Live Search
19:42 / E Hënë, 23 Dhjetor 2024 / FR

KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të Isni Kilajt në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kilaj garon në listën e koalicionit AAK-NISMA.

“Edhe pas heqjes së lirisë, nuk mund t’ia heqin të drejtën për të përfaqësuar popullin! Kandidatura në listë është dëshmi se e drejta triumfon mbi çdo padrejtësi. Përkushtimi i tij për kauzën nuk ndalet, as nga prangat, as nga distanca!

Isni Kilaj- Komandant Lumi”, ka bërë të ditur vëllai i tij, Fatmir Kilaj.

Kilaj u arrestua ditë më parë nga me urdhër të Gjykatës Speciale dhe po mbahet në paraburgim me pretendimin për pengim të drejtësisë./Indeksonline/