75 Mall Live Search
08:30 / E Martë, 24 Dhjetor 2024 / L A

Vetëm një muaj pasi zëvëndësoi Amorimin, Sportingu gati të shkarkojë trajnerin e tij

Duket se nuk do të zgjasë edhe gjatë aventura e Joao Pereiras si trajner i Sporting Lisbonës.

Siç raporton mediumi portugez “Record”, drejtuesit e Sportingut pritet të shkarkojnë Pereiran pas rezultateve të dobëta të skuadrës së tij.

Pereira, muajin e kaluar zëvëndësoi trajnerin Ruben Amorim i cili u largua drejt Manchester Unitedit.

Sportingu, aktualisht është në pozitën e dytë në ligën portugeze me 37 pikë, një më pak se lideri i ri Benfica./IndeksOnline/