75 Mall Live Search
16:15 / E Martë, 24 Dhjetor 2024 / MSH

Lushaku-Sadriu uron nxënësit për përfundimin e gjysëmvjetorit të parë

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka uruar përfundimin e gjysëmvjetorit.

Urim të posaçëm, Lushaku-Sadriu pati për nxënësit dhe mësimdhënësit që punuan fort këtë vit, shkruan IndeksOnline.

“Ju urojmë pushime të këndshme, të mbushura me gëzime dhe ngrohtësi familjare”, shkroi ajo.

Ky është postimi i plotë i saj:

Të nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës,

Urime përfundimi i gjysmëvjetorit!

Një urim i veçantë për të gjithë nxënësit, që kanë punuar me përkushtim dhe prindërit që kanë mbështetur fëmijët e tyre në çdo hap.

Një falënderim i posaçëm shkon për mësimdhënësit, të cilët me devotshmëri dhe dashuri edhe këtë vit janë kujdesur për edukimin dhe zhvillimin e brezave të rinj.

Ju urojmë pushime të këndshme, të mbushura me gëzime dhe ngrohtësi familjare.

Gëzuar Festat!

Jehona