75 Mall Live Search
13:16 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2024 / G T

S’e ka ndërmend të pensionohet, Iago Aspas vazhdon kontratën

Futbollisti i njohur spanjoll, Iago Aspas nuk e mendon fare pensionimin nga futbolli aktiv.

Së fundmi, 37-vjeçari ka vazhduar kontratën me Celta Vigon deri në vitin 2026, shkruan Indeksonline

Pra, Aspas do të jetë aktiv dhe pjesë e klubit nga La Liga së paku deri në moshën 39-vjeçare.

Gjatë këtij gjysmësezoni, Aspas ka zhvilluar 16 ndeshje në ligë, ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asiste.

Në të kaluarën, Aspas ka luajtur në Liverpool dhe në Sevilla./Indeksonline/