Sytë zemra! Genta Ismajli publikon foto me binjakët dhe bashkëshortin

Këngëtarja e njohur shqiptare Genta Ismajli ka emocionuar ndjekësit duke ndarë momente të veçanta familjare në prag të festive të fundvitit.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Genta ka publikuar disa fotografi ku shihet e lumtur pranë binjakëve të saj dhe bashkëshortit, biznesmenit turk Usta, shkruan Indeksonline.

Të veshur me stil festiv dhe elegant, këngëtarja dukej më e lumtur se kurrë.
Në sfond ishte një pamje e dekoruar bukur duke i dhënë atmosferë festive familjes.

Ky postim mori pëlqime dhe komente pozitive nga miqtë dhe fansat të cilët shfrytëzuan rastin ta urojnë për festat e funvditit./Indeksonline/