Një i lënduar nga aksidenti zinxhiror në Prishtinë (Pamje)

Një aksident trafiku mes tri veturave dhe një kamioni transportues ka ndodhur para pak minutave afër katedrales në Prishtinë.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku momentalisht janë krijuar kolona të automjeteve në qendër të kryeqytetit.
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, ka thënë për IndeksOnline se në këtë aksident, një person ka marrë lëndime trupore.
“Sot rreth orës 09:30 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një kamion dhe tri vetura. Si pasojë e aksidentit tretman mjekësor ka marrë një person. Me rastin po merren njësiti i trafikut”, ka thënë ajo./IndeksOnline/
