75 Mall Live Search
14:51 / E Enjte, 26 Dhjetor 2024 / MSH

Interesante: Logoja e “Shkodrës Elektronike” është objekti i rehabilitimit psikiatrik në Shkodër

Grupi “Shkodra Elektronike” do të përfaqësojë Shqipërinë në garën “Eurovision”.

Në Festivalin e Këngës në RTSH, “Zjerm” triumfoi, duke siguruar biletën për në kompeticionin prestigjioz.

Kënga ritmike me përplot nuanca folklori e roku vjen nga një grup që nuk ishte shumë i njohur për masën, shkruan IndeksOnline.

Çka bie në sy është edhe përfaqësimi interesant i grupit, me logon që i përngjan pamjes nga lart të objektit të Qendrës së rehabilitimit psikiatrik në qytetin e Shkodrës.

Vet anëtarët e grupit, Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji janë shkodranë emigrantë në Itali, andaj edhe këngët e tyre janë kryesisht me motive shkodrane.

Në “Eurovision”, “Shkodrës Elektronike” i urojmë suksese!/IndeksOnline/

Image