75 Mall Live Search
08:00 / E Premte, 27 Dhjetor 2024 / Z S

E rëndë në Selanik, një 14- vjeçar plagos babanë e të dashurës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik, ku një 14-vjeçar ka sulmuar me thikë babain e të dashurës së tij 16-vjeçare.

Incidenti ndodhi në ditën e Krishtlindjes në zonën Panorama të Selanikut lindor.

Ndërsa i mituri është arrestuar nga autoritetet, 64-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton A2CNN-i.

Sipas raportimeve të policisë, konflikti nisi gjatë një sherri mes vajzës dhe babait të saj në shtëpinë e tyre.

Në mes të tensionit, 14-vjeçari nxori një thikë dhe e goditi burrin në pjesën e mesit.

Prokuroria ka ngritur akuza ndaj të miturit për plagosje të rëndë, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës.

Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes./Indeksonline/