Ky është lojtari më i mirë në Zvicër në pjesën e parë të sezonit

Xherdan Shaqiri është futbollisti më i mirë i këtij gjysmësezoni në Superligën e Zvicrës.
Ish-lojtari i Kombëtares së Zvicrës me pesë gola dhe tetë asistime në 14 ndeshje, është zgjedhur më i miri i këtij gjysmësezoni, shkruan Indeksonline
“Ndikimi i tij është i madh”, thotë Sven Forster

“Shaqiri pati një fillim të vështirë, por ai luajti ndeshje fantastike më pas. Sanchez është lojtar i mirë, por Shaqiri është më i miri”, tha Fabian Roch
Shaqiri la Chicago Fire për t’u rikthyer në futbollin zvicran, ku tashmë po kalon momente të bukura dhe gjatë këtij sezoni po synon titullin kampion./Indeksonline/