Fushë-Kosova prej 14 orësh pa energji, Haradinaj: 220 mijë qytetarë llogariten që janë më pak, e nga ana tjetër thonë ka mbingarkesë !

Disa pjesë të Kosovës po përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike. Lidhur me këtë ka reaguar deputeti nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj. Haradinaj ka thënë se Fushë-Kosova është prej 14 orsësh pa rrymë. Ndërsa ka thënë se 220 mijë qytetarë llogariten që janë më pak në Kosovë, e nga ana tjetër thonë se ka mbingarkesë.
“Fushë-Kosova prej 14 orësh pa rrymë! Si ka mundësi që është rritur konsumi, kur dihet se një pjesë e madhe e popullsisë ka migruar jashtë vendit, duke bërë që kërkesa reale të jetë më e ulët? 220 mijë qytetarë llogariten që janë më pak në Kosovë, e në anën tjetër thonë ka mbingarkesë. 3.5 milionë euro vetëm sot është vlera e blerjes së rrymës. Populli e paguan rrymën trefish më shtrenjtë. Veç tri palë janë të lumtur sot dhe e di që e dini: MT, G, AK”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.