75 Mall Live Search
19:50 / E Premte, 27 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Ronaldo: Vinicius e ka merituar Topin e Artë, ishte vendim i padrejtë

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se Vinicius Jr e ka meritur ta fitoj Topin e Artë për vitin 2024.

Këtë deklaratë, sulmuesi portugez e ka bërë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në ;;Globe Soccer Awards”, shkruan IndeksOnline.

“Vinicius Jr duhet ta kishte fituar Topin e Artë, ka qenë vendim i padrejtë. Kjo është arsyeja pse unë i dua Globe Soccer Awards, pasi ata janë të ndershëm.”, ka deklaruar Ronaldo.

Kujtojmë që vitin 2024 Topin e Artë e fitoi futbollisti i Manchester Cityt, Rodri, ndërsa Vinicius ishte në vendin e dytë./IndeksOnline/