75 Mall Live Search
13:53 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2024 / L A

Amorim shprehet i lumtur me paraqitjet e Maguire

Harry Maguire këtë sezon ka pasur një ringritje te Manchester United.

Maguire, u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm pas ardhjes së Ruben Amorim në skuadrën e Unitedit, pavarësisht formës së dobët që po kalojnë.

Amorim, u shpreh i kënaqur me progresin e mbrojtësit anglez.

“Ai punon shumë mirë – ai është i fokusuar në punë dhe jo në atë që thonë njerëzit”. “Harry nuk ka justifikime, edhe nëse ka pasur disa momente të vështira. Mendoj se në atë departament ai është shembull”, u shpreh Amorim.

Manchester United, do ta përmbyllë vitin 2024 me ndeshjen ndaj Newcastle United, në “Old Trafford” të hënën në orën 21:00./IndeksOnline/