75 Mall Live Search
18:29 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2024 / G T

Medon Berisha i pafat, lëndohet dhe humb ndeshjen e radhës

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Medon Berisha ka pësuar një lëndim në stërvitjen e fundit te skuadra e Lecce-s.

Berisha ka pësuar një lëndim muskolar, duke ndërpre stërvitjen e fundit me fanellën e klubit italian, shkruan Indeksonline

Gazetari italian, Alfredo Pedulla njofton se futbollisti shqiptar do të mungoj në ndeshjen e radhës për ekipin nga Serie A.

Skuadra e Lecce-s të hënën luan ndaj Comos, ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Serie A./Indeksonline/