75 Mall Live Search
19:29 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2024 / MSH

Mijëra qytetarë marrin pjesë në varrimin e nënës së Mujë Krasniqit

Është ndarë nga jeta nëna e dy heronjve të luftës Mujë dhe Ali Krasniqit, Shehide Selimi-Krasniqi.

Selimi-Krasniqi i dha kombit dy luftëtarë të pashoq e të papërsëritshëm, të cilët i rriti me shumë mundime e sakrifica, shkruan IndeksOnline.

Nënës Shehide iu dha sot lamtumira e fundit, teksa në varrimin e saj morën pjesë mijëra qytetarë.

Pjesëmarrës nuk ishin vetëm familjarë dhe të njohur të së ndjerës, por edhe qytetarë të rëndomtë që kanë vlerësuar lart kontributin e djemve të nënës Shehide.