Sot mbyllet viti basketbollistik në Kosovë, zhvillohen dy ndeshje interesante

Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit për vitin 2024 në basketbollin kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 14-të të Superligës, shkruan IndeksOnline.
Nga ora 17:00, Vëllaznimi do të jetë nikoqire e Prishtinës.
Të dy skuadrat kanë nga gjashtë fitore e shtatë humbje, duke bërë që të presim një përballje mjaft interesante.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiro dhe e fundit për këtë vit është ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit.
Prizrenasit kanë tri fitore e 11 humbje, ndërsa therandasit shtatë fitore e gjashtë humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet në ora 19:00./IndeksOnline/
