75 Mall Live Search
12:36 / E Diele, 29 Dhjetor 2024 / L A

Drejtori i Atalantas: Do t’i mbajmë të gjithë yjet në janar

Viti 2024 ka qenë një vit ëndrrash për skuadrën e Atalantës.

Këtë vit, “Zikaltërit” nga Bergamo kanë arritur sukses në Evropë, ku kishin fituar Ligën e Evropës ku kishin mposhtur Leverkusenin e Granit Xhakës, dhe kishin arritur edhe finalen e “Coppa Italia”.

Jo çuditërisht yjet e Atalantës, po kërkohen nga skuadrat e mëdha me Lookman, De Ketelaere dhe Ederson nga më të kërkuarit.

Drejtori i Atalanta-s, Tony D’Amico, paralajmëron palët e interesuara për Ademola Lookman, Ederson, Charles De Ketelaere dhe lojtarë të tjerë, se klubi ka për qëllim të “mbajë të plotë skuadrën” gjatë janarit.

Atalanta, mbylli vitin 2024 me barazim 1-1 ndaj Lazios, dhe e mbylli po ashtu në krye të renditjes në “Serie A”./IndeksOnline/