75 Mall Live Search
14:09 / E Diele, 29 Dhjetor 2024 / L A

Guardiola: Dielli do të lindë, Manchester City do të kthehet

Manchester City do të zhvilloj sot ndeshjen e tyre të fundit për 2024 ndaj Leicester City.

“Qytetarët”, gjenden në një krizë të madhe të rezultateve, ku kanë vetëm një fitore në 14 ndeshje, dhe synojnë që vitin 2024 ta mbyllin me fitore.

Guardiola, po ashtu dha një mesazh motivues për skuadrën para kësaj ndeshje.

“Dielli do të lindë. Manchester City do të kthehet”. “Testi më i madh kur gjërat shkojnë keq. Testi më i madh që kam bërë”. “Ne do të kthehemi dhe kjo është ajo që ka ndodhur tashmë. Por kjo më bën të kujtoj se sa e mirë ishte e kaluara. Kjo është e vërteta” “Arsyeja kryesore, kryesore është të kesh shtatë, tetë lojtarë të rëndësishëm të lënduar. Dhe pas çdo tre ditësh, është më e vështirë”, shprehet Guardiola për “Sky Sports”.

Ndeshja do të zhvillohet sot në “King Power Stadium”, në orën 15:30./IndeksOnline/