75 Mall Live Search
15:38 / E Diele, 29 Dhjetor 2024 / MSH

Ushtarë të FSK-së dhe FASh-it kryejnë stërvitje komplekse në kushte të vështira moti dhe terreni

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses një stërvitje komplekse në kushte të vështira moti dhe terreni, nga ushtarë të FASh-it dhe të FSK-së.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se është dëshmuar fryma e bashkëpunimit dhe profesionalizmit.

“Kursantët treguan përkushtim dhe aftësi të larta operacionale, duke përmbushur me sukses detyrat speciale të kërkuara nga misioni i Batalionit Komando”.

“Krenarë për të gjithë ata që sfidojnë kufijtë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e vendit!”, thuhet në njoftimin e ministrisë

Stërvitja përfshiu:

  • Testimin e kapaciteteve dislokuese dhe aftësive fizike e psikologjike.
  • Marshim 42 km me pajisje, kalim i vijës së frontit, zbulim dhe goditje objektivi, mbijetesa dhe rikthimi në zonën e sigurt.