75 Mall Live Search
23:54 / E Diele, 29 Dhjetor 2024 / FR

Kurti ngushëllon popullin amerikan, pas vdekjes së Jimmy Carter

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime popullit amerikan pas vdekjes së ish-presidentit Jimmy Carter.

Kurti, përmes një postimi në platformën ‘X’, tha se presidenti Carter i lë botës një trashëgimi të madhe shërbimi për të drejtat e njeriut dhe prosperitetin në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë.

“Në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së presidentit Jimmy Carter dhe popullit amerikan për ditën e ndarjes nga jeta. Një shekull pas fillimeve të tij modeste në një familje të klasës punëtore në Plains, Georgia, Presidenti Carter i lë botës një trashëgimi të madhe shërbimi për të drejtat e njeriut dhe prosperitetin në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë. U preftë në paqe”, ka shkruar Kurti./Indeksonline/