75 Mall Live Search
10:26 / E Hënë, 30 Dhjetor 2024 / L K

Ky është personi që u gjet pa shenja jete në Klinë, ishte vëllai i ish-truprojës së Hashim Thaçit

Një person në qytetin e Klinës është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se viktima është Isni Qallapeku.

I ndjeri ishte vëlla i Ilir Qallapekut, ish-truprojës së Hashim Thaçit që po ashtu kishte ndërruar jetë një vit më parë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/