75 Mall Live Search
12:35 / E Hënë, 30 Dhjetor 2024 / S Z

Suhareka bëhet me hartë orientuese

Sot në Suharekë është vendosur harta orientuese. I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ndryshe qytetit të Suharekës i ka munguar një hartë e tillë dhe që nga sot qytetarët e kësaj komune, mund të orientohen përmes kësaj harte.

Kjo hartë është vazhdimësi e projekteve të Komunës së Suharekës, e përkrahur nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Kulturës.

Në harten orientuese të qytetit, janë vendosur të gjithë emrat e rrugëve, objektet administrative dhe objekte të tjera si ato rekreative turistike. Po ashtu janë të paraqitura dhe  lagjet e qytetit.