75 Mall Live Search
19:32 / E Hënë, 30 Dhjetor 2024 / L A

Ish-ylli i Francës komenton deklaratën e Ronaldos: Do të “hahej” i gjallë në Ligue 1

Adil Rami ka kritikuar komentet përçmuese të Cristiano Ronaldos mbi Ligue 1

Ai më tutje kishte thënë se ai do të “hahej i gjallë” në Francë. 

Ronaldo mori dy çmime në “Globe Soccer Awards” në Dubai të premten e kaluar.

Ish-lojtari i kombëtares franceze tha se Ronaldo “flet kot” dhe pretendoi se sulmuesi superstar do të “hahej i gjallë” në Ligue 1. 

Duke folur në një transmetim live në Twitch, ai tha: “Flet kot. A do që të të tregoj imazhe të mbrojtësve në Arabi? Nuk është sepse ka pasur një karrierë të çmendur që sa herë thotë diçka është e vërtetë. 

“Mendoj se është një manovër për PR. Ne kemi mbrojtës, ata janë makina! E vendos në Ligue 1 dhe ai do të hahet. 

“Cristiano Ronaldo, e dini, jam fans i joti. Jam në ekipin e Cristiano Ronaldos, por ai bëri një gabim. Kur thotë se kampionati saudit është më i mirë se ai në Francë, ai merr shumë njerëz me vete”./GazetaExpress/