75 Mall Live Search
19:58 / E Hënë, 30 Dhjetor 2024 / FR

Vetura godet një biçikletë në Mitrovicë, humb jetën 65-vjeçari

Të hënën rreth orës 18:35 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident mes një veturë dhe një biçiklete.

Rastin për Indeksonline, e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku njoftoi se si pasojë e lëndimeve të rëndë ka humbur jetën në vendngjarje 65-vjeçari.

“Sonte, rreth orës 18:35, në rrugën  ,,Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë është shkaktuar   aksident trafiku me pasojë fataliteti,   në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biciklist ku si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendngjarje ka humbur jetën biciklist viktima mashkull /kosovar i moshës 65 vjeçar.

Njësitë përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit”, ka thënë Zahiti./Indeksonline/