14:45 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Facebook e bën edhe një firmë për vete, i blen aksionet

Facebook ka bërë të ditur se ka blerë firmën e specializuar në prodhimin e teknologjive për kartat e identitetit Confirm.io.

Kompania me seli në Boston, tha përmes uebsajtit të saj se blerja ishte kulmi i përpjekjeve tre vjeçare në ndërtimin e një teknologjie për të mbajtur njerëzit të sigurtë online.

Facebook tha se teknologjia e Confirm do të shkojë në mbështetje të sigurisë së komunitetit tanë.

Termat e marrëveshjes nuk u zbuluan. Confirm do të mbyllë aktivitetin dhe ekipi i saj do ti bashkohet Facebook.

Temat: