75 Mall Live Search
09:09 / E Martë, 31 Dhjetor 2024 / L A

Avdullahu gati të bëjë lëvizjen e madhe në karrierë, ka interesim nga Bundesliga

Mesfushori nga Kosova, Leon Avdullahu, po shkëlqen këtë sezon me Baselin.

Avdullahu, me paraqitjet e tij në kampionatin zvicerian, ka zgjuar interesim nga Bundesliga gjermane.

Siç raporton gazetari gjerman Florian Plettenberg, Avdullahu po kërkohet me ngulm nga skuadra e Wolfsburgut, e cila kërkon ta ketë atë që nga ky afat kalimtar.

Avdullahu, planifikon ta përfundojë këtë sezon te Baseli, por do të jetë i hapur për një lëvizje pas verës.

Këtë sezon, ai ka bërë 17 paraqitje dhe ka shënuar vetëm një gol në të gjitha garat./IndeksOnline/