75 Mall Live Search
12:56 / E Enjte, 02 Janar 2025 / L A

Lajm i mirë për Barcelonën, rikthehet Yamal

Është rikthyer nga lëndimi ylli i Barcelonës, Lamine Yamal.

Rikthimi i tij vjen pikërisht në një kohë ku Barcelona, po kalon një eçuri negative me rezultate ku si rrjedhojë e kësaj, humbën edhe kreun në La Liga.

Yamal, ishte lënduar së fundmi në ndeshjen ndaj Leganesit në La Liga, në të cilën ishin mposhtur.

Ende nuk dihet nëse Yamal, do t’i bashkohet skuadrës për ndeshjet e Superkupës së Spanjës që zhvillohen javën e ardhshme.

Ylli 17-vjeçar, këtë sezon ka bërë 21 paraqitje ku ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 12 asistime në të gjitha garat./IndeksOnline/