75 Mall Live Search
14:26 / E Enjte, 02 Janar 2025 / G T

Arbër Hoxhën e duan në Serie A, mund të bëhet bashkëlojtar i Ramadanit dhe Berishës?

Futbollistin e Dinamo Zagrebit, Arbër Hoxhën janë duke e kërkuar nga Serie A.

Siç raporton gazetari italian, Gianluca di Marzio, skuadra e Lecce është interesuar për futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, shkruan Indeksonline

Lecce është duke u interesuar për një futbollist anësor dhe duket se Hoxha i plotëson të gjitha kushtet.

Në rast të ndonjë transferimi në Lecce, Hoxha do ishte lojtari i tretë shqiptarë në këtë skuadër, duke përfshi këtu: Ylber Ramadanin dhe Medon Berishën./Indeksonline/