Qindra metra kolonë, deri në dy orë pritje për të dalë nga Merdara

Me përfundimin e festave të fundvitit, shumë bashkatdhetarë janë nisur drejt perëndimit, për t’iu rikthyer përditshmërisë së tyre.
Kjo ka bërë që në disa prej pikave kufitare të krijohen kolona, shkruan IndeksOnline.
Pika me fluksin më të madh të veturave është ajo në Merdarë, ku kolona arrin në 800 metra ndërkaq pritjet janë deri në 2 orë.
Ndërkaq, në pikëkalimin kufitar Muçibabë kolona është 500 metra dhe pritjet variojnë nga 40 deri në 60 minuta.
Fluks më të vogël ka te pikëkalimi kufitar “Dheu i Bardhë”, aty ku kolona është 400 metra dhe pritjet janë deri në 50 minuta.
Teksa në Jarinje kolona është 300 metra, në pikat tjera kufitare nuk ka fare kolonë.
Ky është përditësimi më i fundit i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar:
