Haradinaj: Periudha kritike ka kaluar, tani do ndjehen efektet e Qeverisë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se periudha kritike është tejkaluar, dhe tani Kosova ka hyrë në etapën kur efektet e Qeverisë do të ndjehen në jetën e përditshme të qytetarëve.
Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj tha se këtë konstatim e bën në një takim së bashku me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, drejtorët e departamenteve dhe përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike, transmeton Indeksonline.
“Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, me ministrin Valdrin Lluka, drejtorët e departamenteve dhe përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike, kemi hapur shumë tema të rëndësishme për vendin. Konstatuam se është tejkaluar periudha kritike. Tani kemi hyrë në etapën kur efektet e Qeverisë do të ndjehen në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj./Indeksonline/