Maguire vazhdon kontratën me Manchester United

Harry Maguire është kthyer në një nga liderët e mbrojtjes te Manchester United.
Dhe kjo formë e tij po shpërblehet, pasi që Amorim ka konfirmuar se do të vazhdojë kontratën me anglezin.
Man Utd have triggered a one-year extension on Harry Maguire’s contract 📝 pic.twitter.com/t4XeV99XuL
— Premier League (@premierleague) January 3, 2025
“Ne do të aktivizojmë opsionin tonë, ne kemi shumë nevojë për Harry”, thotë Rúben Amorim. “Ai duhet të përmirësohet si lider, sepse ne jemi të uritur për liderë në fushë”, shprehet Amorim.
Maguire do të vazhdojë kontratën për një vit me “Djajtë e Kuq”.
Këtë sezon, Maguire ka bërë 16 paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar vetëm një gol, me anglezin që po tregon një formë të lartë në kohë krize për “Djajtë e Kuq”./IndeksOnline/